fbpx

Vlerat tona

Përgjegjësia sociale e organizatës është pjesë thelbësore e kulturës së Agjencionit për Financim në Kosovë (AFK). AFK-ja e ndjen përgjegjësinë e vet sociale karshi klientëve, aksionarëve, punonjësve dhe mjedisit, prandaj në të gjitha aktivitetet e veta afariste, ajo udhëhiqet nga parimet e drejtësisë dhe qëndrueshmërisë në mënyrën se si e trajton shoqërinë dhe mjedisin. AFK-ja synon të kontribuojë në përfshirjen financiare të segmentit të përjashtuar të popullsisë nga sektori financiar ne Kosovë. Ofrimi i qasjes së qëndrueshme në shërbimet financiare dhe jofinanciare për këtë segment të popullsisë është temë kryesore e angazhimeve sociale të AFK-së dhe gjithashtu është pjesë vitale e përgjegjësisë sociale të saj. AFK-ja i ndihmon mikro ndërmarrësit dhe ndërmarrësit e vegjël që të hapin rrugën për rritjen e bizneseve të tyre duke ofruar produkte kreditore fleksibile dhe të përshtatura për nevojat e tyre, dhe duke ofruar shërbime edukative e konsulencë biznesi.

Si një institucion mikrofinanciar i çertifikuar nga Smart Campaign, AFK-ja është e përkushtuar të mbajë shtatë parimet për mbrojtjen e klientit të cilat janë standarde minimale që duhet t’u ofrohen klientëve kur bëjnë biznes me një institucion financiar. AFK-ja zotohet që do t’u përmbahet parimeve bazë për mbrojtjen e klientit, si vijon:

  • Dizajnimi i duhur i produktit dhe shpërndarja;
  • Parandalimi i mbingarkesave me borxhe;
  • Transparenca;
  • Çmime të përgjegjshme;
  • Trajtimi i drejtë dhe i respektueshëm i klientëve;
  • Privatësia e të dhënave të klientit;
  • Mekanizmi për zgjidhjen e ankesave.
AFK është institucioni i parë mikrofinanciar në Kosovë i certifikuar nga fushata Smart për ‘mbrojtje të klientit’.

AFK-ja i trajton të punësuarit e saj në mënyrë të drejtë dhe etike dhe ofron mundësi të barabarta për të gjitha veprimet e punësimit dhe personelit për të gjithë individët pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, orientimin seksual, gjininë ose kombësinë, statusin martesor, shtatzëninë ose gjendjen mjekësore. Vendimet e punësimit në lidhje me kompenzimin, përfitimet, promovimet, transferimet, reduktimet, ripunësimet dhe trajnimet administrohen në mënyrë të drejtë dhe pa ndonjë diskriminim.

Si një qytetar i mirë korporativ, AFK-ja kujdeset që të shmang kreditimin e bizneseve që paraqesin rrezik për mjedisin. Prandaj, ka zhvilluar një listë të huamarrësve dhe aktiviteteve të përjashtuara e cila eliminon industritë që mund të kenë ndikim negativ në mjedis. Për më tepër, AFK-ja ka zhvilluar një produkt kredie të gjelbër që është caktuar për blerjen e pajisjeve dhe makinerive të biznesit, makinerisë bujqësore dhe pajisjeve shtëpiake që kursejnë energjinë, ose për izolim të shtëpisë.

AFK mbështet arsimin, shëndetin dhe sigurinë, sportin, resurset natyrore, artin, shërbimet qytetare, shërbimet sociale dhe programet e ndihmave humanitare që janë jetësore për shëndetin dhe mirëqenien e komuniteteve ku ajo vepron.