fbpx

175,000+

Klientë të financuar

346 milionë € +

Të shpërndara
Vlerësimi i klientëve (Të dhëna nga Facebook dhe Google My Business)

Kush jemi ne?

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) është Institucion Financiar, fillimisht i regjistruar si program i Mercy Corps Kosovë (që nga shtatori 1999), dhe i ri-regjistruar si Organizatë Jo-Qeveritare (OJQ) në shkurt të vitit 2002.

AFK vepron në mbarë territorin e Kosovës: Pejë (Zyra Qëndrore), Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Fushë Kosovë, Lipjan, Istog, Klinë, Skenderaj, Malishevë, Therandë, Rahovec, Deçan, Drenas, Vushtrri, Viti, Podujevë, Shtime, Graçanicë.

Çka ofrojmë

AFK-ja zbaton metodologji individuale të huazimit me një shumë të parashikuar të kredisë së parë, mesatarisht prej 3,000€.

Klientët të cilët e kthejnë kredinë me kohë inkurajohen që të aplikojnë për kredi shtesë që mund të jetë me vlerë më të lartë. Klientët duhet të dëshmojnë që kanë kolateral që ua garanton kredinë, dhe duhet të kenë dy garantues si dhe dëshmitarë nga familja për të nënshkruar marrëveshjen për kredi.

Misioni dhe vizioni

Misioni i AFK-së është që të përmirësoj kushtet e jetesës në Kosovë, duke u ofruar shërbime të qëndrueshme financiare ndërmarrjeve të vogla dhe mikrondërmarrjeve.

Vizioni i AFK-së është që të bëhet institucion mikrofinanciar udhëheqës në Kosovë.