Sinjalizimi
Agjencioni për Financim në Kosovë (tutje AFK) është subjekt ligjor sipas LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE dhe përshtatshmërisht me obligimet që rrjedhin nga ky ligj, AFK, ka përcaktuar rregullat dhe procedurën e sinjalizimit, të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, si dhe obligimet tjera që lidhen me sinjalizimin.
Në kuadër të kësaj, AFK, ka ndërmarrë hapat dhe veprimet e nevojshme në realizimin e çështjeve kryesore në raport me mbrojtjen e sinjalizuesve dhe ndër më të rëndësishmet janë si vijojnë:
- Hartimin e politikave për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit;
- Caktimin e zyrtarit përgjegjës për sinjalizim;
- Krijimin e kanaleve (linjave) të raportimit të sinjalizimeve;
- Përpilimin e formularëve përkatës për raportimin e sinjalizimeve;
- Hartimin e udhëzimeve me shkrim për informimin dhe ndërgjegjësimin e stafit sipas kërkesave ligjore.
Për të pasur qasje të plotë në udhëzimet me shkrim, politikën e AFK-s për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizuara dhe në formularët respektivë që ndërlidhen me sinjalizimin, hyni përmes vegëzave si mëposhtë: