25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim: Zhvillimi i Aplikacionit Mobil

By: admin

Titulli: “Zhvillimi i Aplikacionit Mobil”  
Data e hapjes për ofertim: 02/07/2025 
Data e mbylljes për ofertim: 17/07/2025 

Institucioni Mikrofinanciar Agjencioni për Financim në Kosovë –AFK, fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat për “Zhvillimi I  Aplikacionit Mobil”, me këto karakteristika si në vijim:  

1.Informata të përgjithshme: 

  • Zhvillimi i një aplikacioni mobil financiar të sigurt dhe miqësor për përdoruesit (për iOS dhe Android).  
  • Sigurimi i performancës së lartë, besueshmërisë dhe përputhshmërisë me standardet e industrisë.  

 Përfshirja në Punë  

Shitësi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për:  

  • Dizajnin UX/UI (duke përfshirë skicat dhe prototipet)  
  • Zhvillimin e aplikacionit mobil (nativ ose ndër-platformor)  
  • Integrimin me API të core banking software  
  • Autentikimin e përdoruesve dhe enkriptimin e të dhënave  
  • Sistemin e njoftimeve dhe alarmimeve  
  • Paneli i administratorit (në web)  
  • Testimi (cilësia, siguria, performanca)  
  • Publikimi në App Store dhe Google Play  
  • Mbështetje dhe mirëmbajtje pas lansimit  

Veçoritë Kryesore  

  • Regjistrim/login të përdoruesve (OAuth, biometrikë)  
  • Profili i përdoruesit / Menaxhimi i të dhënave personale (kontakti, dokumente etj.)  
  • Shfaqja e kredive aktive   
  • Kalkulatori i kredive  
  • Aplikim online për kredi të re  
  • Pagesat online për këste (Integrim me bankë ose port pagese)  
  • Ndjekja dhe kategorizimi i transaksioneve  
  • Njoftime/push notificaitons për lajme të reja, oferta etj.  
  • Kujdesi ndaj klientit brenda aplikacionit ose chat  
  • Siguria dhe mbrojtja e të dhënave   
  • Multi-gjuhë (shqip, anglisht, serbisht)  
  • Të tjera  

Kërkesat Teknike  

  • Platforma: iOS, Android  
  • Arkitektura: e shkallëzueshme   
  • Teknologjitë e preferuara:Native / cross-platform  
  • API-të: Duhet të mbështesin API RESTful dhe standardet e Open Banking  
  • Përputhshmëria: GDPR dhe standarde të tjera të zbatueshme  

  

Kualifikimet dhe Kriteret për Pranueshmëri të Shitësit  

        a)    Eksperienca e Kompanisë  

  • Minimumi 3 vjet përvojë në zhvillimin e aplikacioneve mobile.  
  • Eksperiencë e provuar në zhvillimin e aplikacioneve financiare, fintech ose bankare me përdorues aktivë.  
  • Aftësi e demonstruar për ndërtimin e aplikacioneve të sigurta dhe në përputhje me standardet (GDPR, etj.).  

       b)   Portfolio dhe Studime Rasti  

  • Projekte të aplikacioneve financiare të ngjashme të lansuar me sukses.  
  • Lidhje me aplikacionet në App Store / Google Play (nëse janë publike).  

        c)  Aftësitë Teknike  

  • Aftësi në teknologjitë native (Swift, Kotlin) dhe/ose ndër-platformore (Flutter, React Native).  
  • Njohuri për API bankare, portat e pagesave, vizualizimin e të dhënave dhe ruajtjen e sigurt të të dhënave.  
  • Eksperiencë në integrimin me API të palëve të treta.  
  • Aftësi për të dorëzuar kod të pastër, modular dhe të shkallëzueshëm (scalable).  

Propozimet duhet të përfshijnë një përshkrim të arkitekturës së kodit dhe modeleve të dizajnit (p.sh., MVVM, Clean Architecture) që shitësi planifikon të përdorë, bashkë me arsyetimin për zgjedhjen e tyre.  

      d)  Përputhshmëri & Siguri  

Njohuri dhe respektim i:  

  • GDPR dhe/ose ISO 27001  
  • Enkriptimi i të dhënave, 2FA/MFA dhe praktikat e sigurta të kodimit  

Shitësi duhet të pranojë të nënshkruajë NDA dhe/ose Marrëveshje për Përpunimin e të Dhënave.  

   e)   Mbështetje & Mirëmbajtje  

Mundësi për të ofruar mbështetje të vazhdueshme pas lançimit, duke përfshirë:  

  • Rregullimin e gabimeve (bug fixes)  
  • Përditësime të rregullta (përputhje me OS, arnimet e sigurisë)  
  • Përmirësime të funksioneve (opsionale)  

Kërkesat për Propozim  

Shitësit e interesuar duhet të dorëzojnë:  

  • Profili i kompanisë   
  • Qasja e detajuar dhe plani i projektit  
  • Afati i parashikuar me etapa të qarta  
  • Buxheti dhe ndarja e kostove  
  • Ofertat për mbështetje & mirëmbajtje  
  • Siguri ligjore dhe garanci për përputhshmëri  

Përshkrimi i arkitekturës së planifikuar të kodit dhe modeleve të dizajnit për të siguruar mirëmbajtje dhe shkallëzueshmëri afatgjatë 

2. Kërkesat për ofertat financiare: 

  • Ju lutemi që ofertën tuaj ta dorëzoni tek zyrja e AFK-së në pajtim me specifikat e parashtruara në pikën 1 të këtij dokumenti. 
  • Të gjitha ofertat të dorëzohen në Euro, përfshirë TVSH-në, në të kundërtën në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, AFK do të konsiderojë se çmimet  përfshijnë TVSH-në. 

3.Kushtet e përgjithshme: 

Oferta duhet të përmbaj informatat në vijim: 

  • Adresa e plotë dhe detajet kontraktuese të ofertuesit; 
  • Të përmbajë numrin e ofertës dhe datën e ofertës; 
  • Ofertën e specifikuar me çmime; 
  • Çdo faqe e ofertës duhet të vuloset dhe të nënshkruhet nga personi i autorizuar; 
  • Ofertës duhet t’i bashkangjitet Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Unik (kopje). 

4.Kushtet dhe rregullat e tenderit: 

  • Dokumentet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në zyret e AFK-së ose të dërgohen në mënyrë elektronike në e-mailin prokurimi@afkonline.org  

AFK nuk mban përgjegjësi për dëmtimin, humbjen apo mos pranimin e ofertave. 

  • Vlefshmëria e ofertës së paku një muaj ! 

Ofertat duhet të dërgohen  të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Zhvillimi I  Aplikacionit Mobil”,” në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë : Rruga “Lidhja e Prizrenit Nr.20” ,  30 000 . 

Afati i fundit i pranimit të ofertave:  17/07/ 2025 ora 16:00. 

AFK mbanë të drejtën e anulimit ose të ndryshimit të shpalljes në çdo kohë. 

Shkarko/Download PDF: Shqip / ENG