fbpx
25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim: “Polisë e Sigurimit BBB – Bankers Blanket Bond Insurance Policy”

By: admin

Titulli: “Polisë e Sigurimit BBB – Bankers Blanket Bond Insurance Policy”
Data e hapjes për ofertim: 15 /05/2023
Data e mbylljes për ofertim: 22 / 05 /2023

Institucioni Mikrofinanciar Agjencioni për Financim në Kosovë –AFK, fton kompanitë e Sigurimit të interesuara të paraqesin ofertat për “Polisë e Sigurimit BBB – Bankers Blanket Bond Insurance Policy”, me këto karakteristika si në vijim:

1.Informata të përgjithshme:

  • Sigurimi BBB
  • Sigurimi ECCP – Krimet Kompjuterike dhe Elektronike
  • Periudha e sigurimit 12 muaj

2.Kërkesat për ofertat financiare:

  • Ju lutemi që ofertën tuaj ta dorëzoni tek zyrja e AFK-së në pajtim me specifikat e parashtruara në pikën 1 të këtij dokumenti.
  • Të gjitha ofertat të dorëzohen në Euro, përfshirë TVSH-në, në të kundërtën në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, AFK do të konsiderojë se çmimet  përfshijnë TVSH-në.

3.Kushtet e përgjithshme:

Oferta duhet të përmbaj informatat në vijim:

  • Adresa e plotë dhe detajet kontraktuese të ofertuesit;
  • Të përmbajë numrin e ofertës dhe datën e ofertës;
  • Ofertën e specifikuar me çmime;
  • Çdo faqe e ofertës duhet të vuloset dhe të nënshkruhet nga personi i autorizuar;
  • Ofertës duhet t’i bashkangjitet Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Unik (kopje).

4.Kushtet dhe rregullat e tenderit:

  • Dokumentet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në zyret e AFK-së;

AFK do të pranojë vetëm ofertat e juaja të mbyllura në zarf, dhe nuk do të konsideroj asnjë formë tjetër të aplikimit.

AFK nuk mban përgjegjësi për dëmtimin, humbjen apo mos pranimin e ofertave.

  • Vlefshmëria e ofertës së paku një muaj.

Ofertat duhet të dërgohen  të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Polisë e Sigurimit BBB – Bankers Blanket Bond Insurance Policy” në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë : Rruga “Lidhja e Prizrenit Nr.1” 30 000.

Afati i fundit i pranimit të ofertave:  22 / 05 / 2023 ora 16:00.

AFK mbanë të drejtën e anulimit ose të ndryshimit të shpalljes në çdo kohë.