25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim: Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI-së

By: admin

Titulli i ofertës: “Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI-së” 
Data e hapjes për ofertim:  09.06.2025 
Data e mbylljes për ofertim: 23.06.2025 

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjithë Auditorët e Teknologjisë Informative -TI të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për” Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI-së” 

Detyrat dhe përgjegjësit: 

  • Vlerëson nëse veprimtaria në AFK zhvillohet në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit në departamentin e TI-së, si dhe nëse politikat dhe procedurat aktuale të IT-se janë te duhura për veprimtarin e IMF; 
  • Vlerëson funksionimin e aplikacionit; 
  • Vlerëson qeverisjen e TI-së; 
  • Vlerëson operacionet e TI-së; 
  • Vlerëson Vazhdimësinë e biznesit dhe rimëkëmbja nga katastrofa; 
  • Vlerëson Sigurinë e informacionit; 
  • Afati i fundit për pranimin e raportit final ( në gjuhën shqipe dhe angleze) me 30.01.2026. 

Kriteret profesionale : 

  • Të jetë i çertifikuar për Auditim të Sistemeve të TI-së (CISA ose te ngjashme ); 
  • Të ketë se paku 2 vjet përvojë pune në auditim të proceseve të TI-së; 
  • Diploma universitare në fakultetin e shkencave kompjuterike  
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze; 

Afati dhe mënyra e aplikimit: 

Ofertat duhet të dërgohen  të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI” në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë : Rruga “Lidhja e Prizrenit Nr.20” 30 000., ose  
aplikmi përmes postës elektronike në adresën: prokurimi@afkonline.org duke vendosur si titull/subjekt “Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI ”, dhe duke i bashkangjitur dokumentet si në vijim:  

  • Letrën Motivuese; 
  • CV; 
  • Referencat që mbulojnë kërkesën për përvojë se paku 2 vjeçare në auditimin e TI-së; 
  • Diplomën e kualifikimit me të lartë arsimor si dhe certifikatat përkatëse profesionale p.sh. CISA (të skanuara). 

Letër propozimi duhet te përfshijë edhe : 

  • Planin e përgjithshëm të Auditimit (kohëzgjatja); 
  • Kërkesën për dokumentacion që të jetë i përgatitur paraprakisht; 
  • Tarifat; 
  • Pagesat;  
  • Informatat tjera 

Afati i fundit i pranimit të aplikimeve:  23.06.2025 ora 16:00 

Shkarko/Download PDF: Shqip / English