Agjencioni për financim në Kosovë
Misioni i AFK-së është që të përmirësoj kushtet e jetesës në Kosovë,
duke u ofruar shërbime të qëndrueshme financiare ndërmarrjeve
të vogla dhe mikrondërmarrjeve.
Titulli i ofertës: Kontraktimi i shërbyesit për mirëmbajtjen (pastrimin) e zyreve të AFK-së
Data e hapjes për ofertim: 23/01/2025
Data e mbylljes për ofertim: 07/02/2025
Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë shërbyese të interesuara të paraqesin
ofertat e tyre për “Kontraktimi i shërbyesit për mirëmbajtjen e objekteve të AFK-së “
Kushtet e përgjithshme:
Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim:
• Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal.
• Oferta financiare, që përfshinë produktet, planin e kryerjes së shërbimit dhe të tjera.
• Referenca të tjera mbi punë të ngjashme.
• Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit.
Kushtet dhe rregullat e tenderit:
• Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarf në adresën e zyrës qendrore të AFK-së
në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit “Nr. 20, kodi postar 30 000, ose në degën e AFK-së në Prishtinë
Rr.Urban-Lagja Pejton .Për më shumë informata mund të kontaktoni në emailin zyrtar të AFK-s [email protected].
Shërbimet e mirëmbajtjes do të ipen në 31 zyre të AFK-së në tërë territorin e Kosovës, dhe shërbimi do të përfshijë: pastrimin dhe furnizimin me pajisje sanitare të nevojshme si dhe pastrimin xhamave të objekteve.
Rëndësi për kushtet në këtë ofertim do të ketë, kombinimi në mes të çmimit të arsyeshëm në treg, dhe kualiteti i shërbimit të dhënë.
• AFK nuk mban përgjegjësi për dëmtimin, humbjen apo mos pranimin e zarfeve.
• AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë.
Afati i fundit i pranimit të ofertave: 07 / 02 /2025