Institucioni Mikrofinanciar Agjencioni për Financim në Kosovë AFK gjatë ofrimit të shërbimeve financiare, pranon, përpunon, kontrollon dhe ruan dokumente me të dhëna personale. Këto dokumente pranohen me bazë të justifikuar dhe kanë rëndësi vitale për ekzistencën dhe zhvillimin e veprimtarisë së institucionit.
Ruajtja e të dhënave personale në AFK është e organizuar dhe strukturuar me qëllim funksionimin e sigurte dhe efektiv, duke u kujdesur që të aplikohet legjislacioni i aplikueshëm i vendit (Ligji Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale) dhe legjislacioni ndërkombëtarë (Rregullorja e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian GDPR).
Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, AFK të dhënat personale i siguron drejtpërdrejtë nga vetë klientët, me pëlqimin e tyre dhënë personalisht gjatë vizitës së tyre në zyrat e AFK’s, me autorizim valid, apo gjatë aplikimit online kur klientët plotësojnë rubrikat në mënyrë elektronike, gjatë procesit të kreditimit.
AFK pranon, përpunon, kontrollon dhe ruan dokumente me të dhëna personale nga marrëdhëniet e punësimit, nga bashkëpunëtorët gjatë procedurave të prokurimit apo dhe marrjes së shërbimeve.
Veprimet e lartcekura shërbejnë AFK që të ofrojë shërbime financiare të sigurta dhe sakta, në një proces me rregulla strikte të sigurisë, me dokumentacion valid, me qëllim identifikimin e saktë të klientit personave dhe dëshmimin e transaksioneve para autoriteteve publike, kurdo që kjo ti kërkohet brenda afati të përcaktuar me legjislacionin dhe politikat e brendshme në fuqi. AFK çdo here mund ta dëshmoj që të dhënat personale që i ka pranuar, përpunuar, verifikuar i ruan, vetëm për qëllime të zhvillimit të veprimtarisë së saj, sipas autorizimeve dhe brenda kufijve të përcaktuara me legjislacion të aplikueshëm.
Përveç të lartcekurave, AFK mbledhë dhe ndan informata me të dhëna personale në mënyrë legjitime me burimet që janë publikisht në dispozicion si: Regjistri i Kredive i Kosovës, Zyra e Regjistrimit të Pengjeve, Agjencia Kadastrave e Kosovës, Agjencia e Bizneseve dhe autoritete të tjera publike, kompetente, të nevojshme, për kryerjen e obligimeve ligjore dhe sipas zhvillimit të aktivitetit të dhënies së shërbimeve financiare.
Çfarë të dhëna personale AFK pranon
Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj AFK mbledhë të dhëna personale, si:
Cookies
Cookie-t janë pjese të vogla informacioni që ruhen në pajisjen tuaj kur vizitoni faqen tonë që na ndihmojnë të mbajmë mend preferencat tuaja në mënyrë qe të përmirësojmë performancën, funksionalitetin dhe të analizojmë përdorimin e faqes. Cookie-t në asnjë mënyrë nuk shfrytëzohen për mbledhjen ose ruajtjen e të dhënave personale. Ju mund t’i menaxhoni, çaktivizoni, bllokoni ose fshini në çdo kohë përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj, ndërsa përdorimi i tyre është në përputhje me Politikën tonë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Arsyeja e mbledhjes, përpunimit, ruajtjes së të dhënave personale
AFK mbledh, përpunon, verifikon, ruan të dhënat personale me qëllim individualizimin e kushteve të ofertës për klientin potencial, si dhe, marrjen e informatave të profilit të klientit, për mundësinë e dhënies së ofertave ma të favorshme gjatë shqyrtimit të mundësisë së lidhjes së kontratës/ve për dhënien e shërbimeve financiare. Po ashtu, AFK mbledh, përpunon, verifikon dhe ruan të dhënat personale për qëllime legjitime të përmbushjes së misionit të saj, sipas kërkesave ligjore të aplikueshme në Kosovë.
Pëlqimi personal
Klienti apo subjekti i të dhënave, momentin që nënshkruan pëlqimin personal për dhënien për përdorim dhe përpunim te të dhënave të tij, personalisht vendos dhe e autorizon AFK që ti pranon, përpunon dhe ruaj të dhënat e tij personale, e po ashtu, pajtohet që AFK t’i bëjë oferta, përmes mjeteve të komunikimit elektronik, duke e informuar me kushtet me të favorshme dhe të personalizuara të produkteve kreditore që AFK ofron.
Kontakti me AFK-në – Zyrtari/ia për mbrojtjen e të dhënave personale
Lidhur informimin më detal për mbrojtjen e të dhënave personale, Ju mund të lexoni Informacionet për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në rast se dëshironi të parashtroni ndonjë kërkese/pyetje, Ju mund të na kontaktoni, në e-mail adresën tonë [email protected], të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 0800-24-444, apo, mund të na vizitoni direkt në Zyrën Qendrore me adresë në Rr. Lidhja e Prizrenit Nr. 1, në Pejë.