Agjencioni për financim në Kosovë
Misioni i AFK-së është që të përmirësoj kushtet e jetesës në Kosovë,
duke u ofruar shërbime të qëndrueshme financiare ndërmarrjeve
të vogla dhe mikrondërmarrjeve.
Titulli i ofertës: “Furnizim me rafte metalike me mekanizëm të mbylljes me çelës”
Data e hapjes për ofertim: 30/05/2023
Data e mbylljes për ofertim: 14/06/2023
Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë shërbyese të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për tenderin e hapur “Furnizim me rafte metalike me mekanizëm të mbylljes me çelës”
Specifikime Teknike:
Përmasat e rafteve (gjerësi x thellësi x lartësi) : 80cm x 60cm x 125cm
Raftet metalike të jenë prodhime cilësore me material prej hekuri, rezistent ndaj zjarrit si dhe të kenë mekanizëm të mbylljes me çelës, e preferueshme ngjyra e hirit
Kushtet e përgjithshme të ofertimit :
Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim:
Kushtet dhe rregullat e tenderit:
Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Furnizim me rafte metalike me mekanizëm të mbylljes me çelës” në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit “Nr.1, kodi postar 30000.
Për më shumë informata ju lutem na shkruani në [email protected].
AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë
Afati i fundit i pranimit të ofertave 14 /06/2023 ora 16:00.