Përgjegjësia sociale e organizatës është pjesë thelbësore e kulturës së Agjencionit për Financim në Kosovë (AFK). AFK-ja e ndjen përgjegjësinë e vet sociale karshi klientëve, aksionarëve, punonjësve dhe mjedisit, prandaj në të gjitha aktivitetet e veta afariste, ajo udhëhiqet nga parimet e drejtësisë dhe qëndrueshmërisë në mënyrën se si e trajton shoqërinë dhe mjedisin. AFK-ja synon të kontribuojë në përfshirjen financiare të segmentit të përjashtuar të popullsisë nga sektori financiar ne Kosovë. Ofrimi i qasjes së qëndrueshme në shërbimet financiare dhe jofinanciare për këtë segment të popullsisë është temë kryesore e angazhimeve sociale të AFK-së dhe gjithashtu është pjesë vitale e përgjegjësisë sociale të saj. AFK-ja i ndihmon mikro ndërmarrësit dhe ndërmarrësit e vegjël që të hapin rrugën për rritjen e bizneseve të tyre duke ofruar produkte kreditore fleksibile dhe të përshtatura për nevojat e tyre, dhe duke ofruar shërbime edukative e konsulencë biznesi.