25 vjet në shërbimin tuaj!

 

Informata rreth produktit - Kredi për bujqësi

Targeti:
Kredia për bujqësi është në dispozicion të mikro fermerëve dhe fermerëve të vegjël, si dhe të atyre që janë të përfshirë në biznesin bujqësor (mbjellje, prodhuesit e qumështit, kultivimi i kafshëve, etj).

Qëllimi i kredisë:
Blerja e aseteve fikse dhe kapitali i punës (riparimi i hangarëve, blerja e bagëtive, farat, fertizuesit, blerja e pajisjeve bujqësore etj).

  • Shuma e kredisë: 50 – 25,000€
  • Afati i kthimit: 2 – 60 muaj
  • Grace periudhë deri në 6 muaj
  • Këste fleksibile
  • Pa ndalesa administrative

Për të qenë i kualifikuar për të marrë kredi nga AFK, aplikanti duhet të plotësoj këto kushte:

  • Aplikanti duhet të jetë qytetar rezident i Republikës së Kosovës.
  • Aplikanti duhet të ketë letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme të Republikës së Kosovës, dhe duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç.

Apliko online dhe njëri prej analistëve tonë kreditor do të ju kontaktoj brenda ditës.

Parametrat e kredisë

 

DRITARJA AGRO

Dritarja Agro ofron garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë në agro sektor. Klientët që mund të garantohen janë NMVM-të që janë të regjistruara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve te Kosovës (ARBK) ose fermerët që posedojnë Certifikatë të Regjistrimit të Fermerit me Numër Identifikues të Fermës (NIF).

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Agro, ju lutem klikoni në këtë vegëz.

Shiko çmimoren e shërbimeve. Për informata shtesë mos hezitoni të na kontaktoni!