fbpx
25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim: Shërbime për SNRF 9

By: admin

Titulli I ofertës: “Shërbime për SNRF 9”
Data e hapjes për ofertim: 31/05/2023
Data e mbylljes për ofertim: 15/06/2023


Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë shërbyese të interesuara të paraqesin
ofertat e tyre për tenderin e hapur “Shërbime për SNRF 9”.

Specifikat e ofertës:

➢ Kryerja e një analize të mangësive ndërmjet metodologjisë aktuale të provizionimit të AFK-së
dhe kërkesave të SNRF 9, për të identifikuar ndonjë mangësi ekzistuese të sistemeve dhe
modeleve.
➢ Përcaktimi i trajtimit kontabël dhe matja e instrumenteve financiare të AFK-së në përputhje me
SNRF 9 dhe Rregulloret e BQK-së.
➢ Zhvillimi i modeleve/veglave të llogaritjes së provizionimit për AFK-në dhe përmirësimi i
modeleve/sistemeve/mjeteve ekzistuese, në përputhje me SNRF 9. Llogaritje mujore të
parametrave PD dhe LGD të SNRF 9 për portofolin e kreditore dhe pasurite tjera financiare dhe
llogaritjet mujore të ECL për të tri fazat bazuar në parimet e SNRF 9.
➢ Identifikimi dhe sigurimi i informatave e kërkuara për një sistem në pajtim me SNRF 9.
➢ Rishikimi dhe përditësimi i politikës së vlerësimit dhe provizionimit të AFK-së, në përputhje me
SNRF 9.
➢ Sigurimi i mbështetjes pas zbatimit të SNRF 9 dhe modeleve/veglave të provizionimit të
përmendura më sipër, për një periudhë maksimale prej 3 vjetësh.
➢ Zhvillimi i politikave dhe mjeteve të Menaxhimit të Riskut të Kreditit, Menaxhimit të Riskut të
Likuiditetit, Menaxhimit të Riskut të Normës së Interesit dhe Menaxhimit të Riskut Operativ dhe
mjeteve për matjen dhe monitorimin e këtyre rreziqeve në përputhje me Rregulloret e BQK-së


Kushtet e përgjithshme të ofertimit:

Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim:

  • Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal.
  • Oferta financiare (çmimet duhet të jenë të specifikuara me TVSH)
  • Vlefshmëria e ofertës, së paku një muaj nga data e dorëzimit.

Kushtet dhe rregullat e ofertimit:
Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Shërbime për SNRF 9” në
adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit “Nr.1, kodi postar 30 000.

  • AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë.

    Afati i fundit i pranimit të ofertave 15/06/2023 ora 16:00.