Agjencioni për financim në Kosovë
Misioni i AFK-së është që të përmirësoj kushtet e jetesës në Kosovë,
duke u ofruar shërbime të qëndrueshme financiare ndërmarrjeve
të vogla dhe mikrondërmarrjeve.
Titulli: “Policë e Sigurimit BBB – Bankers Blanket Bond Insurance Policy”
Data e hapjes për ofertim: 13/05/2025
Data e mbylljes për ofertim: 28/05/2025
Institucioni Mikrofinanciar Agjencioni për Financim në Kosovë –AFK, fton kompanitë e Sigurimit të interesuara të paraqesin ofertat për “Policë e Sigurimit BBB – Bankers Blanket Bond Insurance Policy”, me këto karakteristika si në vijim:
1. Informata të përgjithshme:
· Sigurimi BBB
· Sigurimi ECCP – Krimet Kompjuterike dhe Elektronike
· Periudha e sigurimit 12 muaj
2. Kërkesat për ofertat financiare:
· Ju lutemi që ofertën tuaj ta dorëzoni tek zyrja e AFK-së në pajtim me specifikat e parashtruara në pikën 1 të këtij dokumenti.
· Të gjitha ofertat të dorëzohen në Euro, përfshirë TVSH-në, në të kundërtën në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, AFK do të konsiderojë se çmimet përfshijnë TVSH-në.
3. Kushtet e përgjithshme:
Oferta duhet të përmbaj informatat në vijim:
· Adresa e plotë dhe detajet kontraktuese të ofertuesit;
· Të përmbajë numrin e ofertës dhe datën e ofertës;
· Ofertën e specifikuar me çmime;
· Çdo faqe e ofertës duhet të vuloset dhe të nënshkruhet nga personi i autorizuar;
· Ofertës duhet t’i bashkangjitet Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Unik (kopje).
4. Kushtet dhe rregullat e tenderit:
· Dokumentet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në zyret e AFK-së;
AFK do të pranojë vetëm ofertat e juaja të mbyllura në zarf, dhe nuk do të konsideroj asnjë formë tjetër të aplikimit.
AFK nuk mban përgjegjësi për dëmtimin, humbjen apo mos pranimin e ofertave.
· Vlefshmëria e ofertës së paku një muaj.
Ofertat duhet të dërgohen të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Policë e Sigurimit BBB – Bankers Blanket Bond Insurance Policy” në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë : Rruga “Lidhja e Prizrenit Nr.20” 30000.
Afati i fundit i pranimit të ofertave: 28 / 05 / 2025 ora 16:00.
AFK mbanë të drejtën e anulimit ose të ndryshimit të shpalljes në çdo kohë.