25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim: Asgjësimin e dokumentacionit fizik – letër

By: admin

Titulli i ofertës: “Asgjësimin e dokumentacionit fizik – letër” 
Data e hapjes për ofertim:  10/02/2025 
Data e mbylljes për ofertim: 25/02/2025 

———————————————————————

Agjencioni për Financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:  “Asgjësimin e dokumentacionit fizik – letër” 

Pas pranimit dhe asgjësimit të dokumentacionit në formë fizike – letër, ashtu që, të dhënat e asgjësuara fizike mos mund të rindërtohen. 

Kushtet e përgjithshme: 

Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim: 

  • Te jetë kompani e besueshme dhe e përkushtuar ndaj shërbimeve të dhëna klientit;  
  • Te ofrojë çmime të arsyeshme për shërbimet e dhëna;  
  • Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal; 
  • Oferta financiare e specifikuar me TVSH; 
  • Shërbimet ti ofroj në pajtueshmëri me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale; 
  • Të ofroj informata se ka aftësi dhe mjete teknike për kryerjen e shërbimeve të Asgjësimit të Dokumentacionit fizik-letër. 
  • Asgjësimin e dokumentacionit fizik ta bëjë në pajtim me rregulloret e brendshme të AFK-së. 

Kushtet dhe rregullat e tenderit: 

  • Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarf në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit “Nr.20, kodi postar 30 000. 

Për më shumë informata ju lutem na shkruani në [email protected] 

             Afati i fundit i pranimit të ofertave:  25/02/2025 ora 16:00. 

AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë! 

Related post