fbpx
25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertë: Furnizimi dhe implementimi i pajisjeve të rrjetit dhe mirëmbajtja

By: admin

Titulli i ofertës: “Furnizimi dhe implementimi i pajisjeve të rrjetit dhe mirëmbajtja”
Data e hapjes për ofertim: 18/03/2022
Data e mbylljes për ofertim: 29/03/2022

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë shërbyese të interesuara të paraqesin
ofertat e tyre për “Furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative-IT”


Kushtet e përgjithshme:

Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim:
• Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal.
• Oferta financiare, çmimet e pajisjeve të jenë me TVSH të specifikuar dhe me detaje.
• Vlefshmëria e ofertës, së paku një muaj nga data e dorëzimit.


Kërkesat Teknike dhe profesionale:

Implementimi i Network Security Firewall – Cisco Firepower 1010. (Implementimi duhet
të bëhet krahas sistemit egzistues).
Licenca për Firewall Cisco Firepower 1010 / FMC.
Implementimi / Upgrade i teknologjive egzistuese, specifikisht Core Network Switches.
Implementimi / Upgrade i teknologjive egzistuese, specifikisht Network Access
Switches.

Shërbimet profesionale për operim dhe mirembajtje. (Konfigurimi, testimi i redundances
dhe shërbimeve, ri-organizimi dhe ri-dizajnimi i rack kabinetit, më specifikisht patch panneleve,
konform rrjetës së brendshme, rikonfigurimi i çasjes dhe sigurisë, etj).


Kushtet dhe rregullat e tenderit:

• Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Furnizimi dhe
implementimi I pajisjeve të rrjetit dhe mirëmbajtja ” në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në
Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit” Nr.1, kodi postar 30 000.

• Për kërkesë të dosjes së tenderit, ju lutem të kontaktoni [email protected].

• AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë.
Afati i fundit i pranimit të ofertave: 29/03/2022 ora 16:00.