Agjencioni për financim në Kosovë
Misioni i AFK-së është që të përmirësoj kushtet e jetesës në Kosovë,
duke u ofruar shërbime të qëndrueshme financiare ndërmarrjeve
të vogla dhe mikrondërmarrjeve.
Data e hapjes për ofertim: 02.03.2021
Data e mbylljes për ofertim: 15.03.2021
Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë shërbyese të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për paisjet përkatese teknologjike, softverët, shërbimet dhe përkrahjen teknike.
Kushtet e përgjithshme:
Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim:
Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal.
Oferta financiare, me TVSH të specifikuar
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit.
Kërkesat teknike- ju lutem klikoni në linkun:
(Specifikacioni Teknik.pdf)
Kushtet profesionale -ju lutem klikoni në linkun:
(Kerkesat profesionale.pdf)
Kushtet dhe rregullat e tenderit:
Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarfë në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit” Nr.1, kodi postar 30 000, ose në e-mailin [email protected].
AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë.
Afati i fundit i pranimit të ofertave: 15.03.2021 ora 16:00.