Agjencioni për financim në Kosovë
Misioni i AFK-së është që të përmirësoj kushtet e jetesës në Kosovë,
duke u ofruar shërbime të qëndrueshme financiare ndërmarrjeve
të vogla dhe mikrondërmarrjeve.
Data e hapjes për ofertim: 08.03.2021
Data e mbylljes për ofertim: 26.03.2021
Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjithë Auditorët e Teknologjisë Informative -TI të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për ”Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI-së”
Detyrat dhe përgjegjësit:
• Vlerëson nëse veprimtaria në AFK zhvillohet në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit në departamentin e TI-së, si dhe nëse politikat dhe procedurat aktuale të IT-se janë te duhura për veprimtarin e IMF;
• Vlerëson funksionimin e aplikacionit;
• Vlerëson qeverisjen e TI-së;
• Vlerëson operacionet e TI-së;
• Vlerëson Vazhdimësinë e biznesit dhe rimëkëmbja nga katastrofa;
• Vlerëson Sigurinë e informacionit;
• Afati i fundit për pranimin e raportit final ( në gjuhën shqipe dhe angleze) me 15.01.2022.
Kriteret profesionale:
• Te jetë i çertifikuar për Auditim te Sistemeve të TI-së ( CISA ose te ngjashme );
• Te ketë se paku 2 vjet përvojë pune në auditim te proceseve te TI-së;
• Diploma universitare në fakultetin e shkencave kompjuteri;ke
• Te ketë njohuri të gjuhës angleze;
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Aplikimi duhet bërë përmes postës elektronike në adresen: [email protected] duke vendosur si titull/subjekt “Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI ”, dhe duke i bashkangjitur dokumentet si në vijim:
• Letrën Motivuese;
• CV;
• Referencat që mbulojnë kërkesën për përvojë se paku 2 vjeçare në auditimin e TI-së;
• Diplomën e kualifikimit me të lartë arsimor si dhe certifikatat përkatëse profesionale p.sh. CISA
(të skanuara).
Letër propozimi duhet te përfshijë edhe :
• Planin e përgjithshëm të Auditimit (kohëzgjatja);
• Kërkesën për dokumentacion që të jetë i përgatitur paraprakisht;
• Tarifat;
• Pagesat;
• Informatat tjera
Afati i fundit i pranimit të aplikimeve: 26.03.2021 ora 16:00.