25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim: Furnizim me rafte metalike me mekanizëm të mbylljes me çelës

By: admin

Titulli i ofertës: “Furnizim me rafte metalike me mekanizëm të mbylljes me çelës” 
Data e hapjes për ofertim: 14/04/2025 
Data e mbylljes për ofertim: 28/04/2025 

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë shërbyese të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për tenderin e hapur “Furnizim me rafte metalike me mekanizëm të mbylljes me çelës” 

Specifikime  Teknike: 

Përmasat e rafteve (të preferuara) me dimensione si në vijim : 

(gjerësi x thellësi x lartësi) : 80cm x 60cm x 125cm 

Raftet metalike të jenë prodhime cilësore me material prej hekuri, rezistent ndaj zjarrit si dhe të kenë mekanizëm të mbylljes me çelës, e preferueshme ngjyra e hirit. 

Kushtet e përgjithshme të ofertimit : 

Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim: 

  • Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal. 
  • Oferta financiare (çmimet duhet të jenë të specifikuara me TVSH) 
  • Vlefshmëria e ofertës, së paku një muaj nga data e dorëzimit. 

Kushtet dhe rregullat e tenderit: 

Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarf me mbishkrimin “Furnizim me rafte metalike me mekanizëm të mbylljes me çelës në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit “Nr.20, kodi postar 30 000.  

Për më shumë informata ju lutem na shkruani në [email protected]
 

Afati i fundit i pranimit të ofertave  28/04/2025 në ora 16:00. 

 AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë! 

Shkarko PDF