Micro Business Game – Trajnim falas nga AFK për gratë në biznes
AFK, përveç lehtësimeve financiare për gratë, ofron qasje në njohuri dhe aftësi përmes trajnimeve, e cila është një mënyrë efektive për zhvillimin e bizneseve të suksesshme. Në këtë drejtim, AFK sjell trajnimin “Micro Business Game” në kuadër të kampanjës “Fuqizimi Financiar i Grave” e cila realizohet në kuadër të projektit “WE Finance CODE”, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK)
Për të përfituar nga ky trajnim falas, plotësoni formularin e aplikimit me këto të dhëna: Emri dhe Mbiemri, Numri Kontaktues, Email, Biznesi (opsionale).