25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertim “Licenca për platformën ekzistuese VMware vSphere (ESXi dhe vCenter)”

By: admin

Data e hapjes për ofertim: 08/12/2025 
Data e mbylljes për ofertim: 23/12/2025 

Agjencioni për Financim në Kosovë – AFK fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për: 

Furnizim me licenca për platformën ekzistuese të virtualizimit, përfshirë VMware vSphere ESXi dhe VMware vCenter 

Kushtet e përgjithshme: 

Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim: 

  • Te jetë kompani e besueshme dhe e përkushtuar ndaj shërbimeve të dhëna klientit;  
  • Te ofrojë çmime të arsyeshme për shërbimet e dhëna;  
  • Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal; 
  • Oferta financiare e specifikuar me TVSH; 

    Çmimi i licencave 

Çmimi total për furnizimin me licenca të vlefshme për mbulimin e kapacitetit ekzistues të virtualizimit, me një minimum prej 100 core-ësh të licencueshëm (licensable CPU cores), sipas modelit të licencimit të prodhuesit. 

Specifikimi i qartë i llojit dhe edicionit të licencave të ofruara, si dhe çdo alternativë tjetër të pranueshme teknike ose OEM të çertifikuar, duke garantuar përputhshmëri të plotë me platformën ekzistuese të virtualizimit. 

      Detajet teknike të infrastrukturës ekzistuese  

  • Infrastruktura aktuale e serverëve përbëhet nga platforma rack të klasës enterprise (p.sh. HPE ProLiant DL360 Gen10), të pajisura me procesorë Intel Xeon Scalable Series dhe frekuencë bazë 2.1 GHz ose më lart. Në rast të migrimit ose zgjerimit, licencimi duhet të mbetet i përputhshëm me gjeneratat e reja të serverëve brenda së njëjtës familje teknologjike. 
  • Cluster i virtualizimit përbëhet nga deri në disa hoste aktivë, me mundësi zgjerimi. Licencimi duhet të mbulojë minimalisht 100 core të licencueshme në total, pavarësisht ndryshimit të numrit të hosteve ose migrimit drejt modeleve të serverëve të gjeneratave të reja. 

Kërkesa të tjera teknike lidhur me licencimin 

  • Licencat duhet të jenë të përputhshme me platformën aktuale të virtualizimit VMware vSphere (ESXi 8.x ose 9.x) dhe të mbështesin migrimin ose upgrade-in në versionet e ardhshme të VMware vSphere, duke garantuar kompatibilitet funksional me arkitekturat e reja të hipervizorëve. 
  • Duhet të specifikohet qartë nëse licencat përfshijnë ose jo të drejtat e përditësimit të softuerit (software upgrade rights), pa përfshirje të shërbimeve të suportit teknik, duke përcaktuar në mënyrë transparente nivelin e përfshirjes së update-ve dhe upgrade-ve të mundshme.  
  •  Operatori ekonomik duhet të ketë të paktën dy inxhinierë ose me shumë të certifikuar në teknologjitë VMware për produktet e ofertuara. 

Kushtet dhe rregullat e tenderit: 

  • Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarf në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit “Nr.20, kodi postar 30 000, ose në mënyrë elektronike në prokurimi@afkonline.org.  

Për më shumë informata ju lutem na shkruani në prokurimi@afkonline.org

             Afati i fundit i pranimit të ofertave:  23/12/2025 ora 16:00. 

AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë.