25 vjet në shërbimin tuaj!

Ftesë për ofertë: Kontraktimi i shërbyesit për mirëmbajtjen (pastrimin) e zyreve të AFK-së

By: admin

Data e hapjes për ofertim: 20/01/2026
Data e mbylljes për ofertim: 04/02/2026

AFK fton të gjitha kompanitë shërbyese të interesuara të paraqesin ofertat e tyre për “Kontraktimi i shërbyesit për mirëmbajtjen e objekteve të AFK-së“

Kushtet e përgjithshme:

Oferta duhet të përmbaj informatat si në vijim:

  • Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Çertifikata e numrit Fiskal.
  • Oferta financiare, që përfshinë produktet, planin e kryerjes së shërbimit dhe të tjera.
  • Referenca të tjera mbi punë të ngjashme.
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit.

Kushtet dhe rregullat e tenderit:

  • Të githa ofertat origjinale të dërgohen të mbyllura në zarf në adresën e zyrës qendrore të AFK-së në Pejë: Rruga “Lidhja e Prizrenit Nr. 20, kodi postar 30000, ose në degën e AFK-së në Prishtinë Rr.Urban Lagja Pejton.
  • Për më shumë informata mund të kontaktoni në emailin zyrtar të AFK-së prokurimi@afkonline.org
  • Shërbimet e mirëmbajtjes do të ipen në 31 zyre të AFK -së në tërë territorin e Kosovës, dhe shërbimi do të përfshijë: pastrimin 5X në javë dhe furnizimin me pajisje sanitare të nevojshme si dhe pastrimin xhamave të objekteve të paktën një herë në muaj.
  • Rëndësi për kushtet në këtë ofertim do të ketë, kombinimi në mes të çmimit të arsyeshëm në treg, dhe kualitetit të shërbimit të dhënë.

AFK nuk mban përgjegjësi për dëmtimin, humbjen apo mos pranimin e zarfeve.
AFK mban të drejtën për anulimin ose ndryshimin e këtij tenderi në çdo kohë.

Afati i fundit i pranimit të ofertave: 04/02/2026.