fbpx

Ftesë për ofertë: Auditim të jashtëm të AFK-së

By: admin0 comments

Shkarko PDF: SHQIP / ENG

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), institucion i suksesshëm mikrofinanciar, fton të gjitha kompanitë audituese që të ofertojnë për Auditimin e Jashtëm të AFK-s për vitin 2022

Ofertuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin në vijim:

  • Dokumentet e regjistrimit;
  • Letrën e propozimit;
  • Listën e auditorëve që do të bëjnë auditimin e jashtëm në AFK;
  • CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin e jashtëm në AFK;
  • Referencat;
  • Afati i fundit për përfundimin e aktiviteteve të auditimit 15.02.2023
  • Afati i fundit për pranimin e raportit final 23.03.2023

Letra e propozimit duhet të përmbajë:

  • Planin gjeneral të Auditimit ( kohëzgjatjen) ( në teren, jashtë tereni);
  • Afatin kohor të propozuar;
  • Kërkesa për dokumentacionet që duhet të përgatiten paraprakisht dhe në vend të ngjarjes;
  • Tarifat ;
  • Pagesat;
  • Informata tjera;

Ofertat duhet të dërgohen ekskluzivisht me postë, në zarf të mbyllur të shënuar si” OFERTË PËR AUDITIM TË JASHTËM”, “TË MOS HAPET”.

Ofertat duhet të dërgohen në adresën e Degës Qendrore të AFK-s në Pejë, Rruga “ Lidhja e Prizrenit” Nr.1, Pejë 30000.

Afati i fundit për pranimin e ofertave është 27.05.2022 ora 16:00.