fbpx

Ftesë për ofertë: Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI-së

By: admin0 comments

Data e hapjes për ofertim:  08.03.2021
Data e mbylljes për ofertim: 26.03.2021

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjithë Auditorët e Teknologjisë Informative -TI të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për ”Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI-së”


Detyrat dhe përgjegjësit:

• Vlerëson nëse veprimtaria në AFK zhvillohet në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit në departamentin e TI-së, si dhe nëse politikat dhe procedurat aktuale të IT-se janë te duhura për veprimtarin e IMF;
• Vlerëson funksionimin e aplikacionit;
• Vlerëson qeverisjen e TI-së;
• Vlerëson operacionet e TI-së;
• Vlerëson Vazhdimësinë e biznesit dhe rimëkëmbja nga katastrofa;
• Vlerëson Sigurinë e informacionit;
• Afati i fundit për pranimin e raportit final ( në gjuhën shqipe dhe angleze) me 15.01.2022.

Kriteret profesionale:

• Te jetë i çertifikuar për Auditim te Sistemeve të TI-së ( CISA ose te ngjashme );
• Te ketë se paku 2 vjet përvojë pune në auditim te proceseve te TI-së;
• Diploma universitare në fakultetin e shkencave kompjuteri;ke
• Te ketë njohuri të gjuhës angleze;

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Aplikimi duhet bërë përmes postës elektronike në adresen: info@afkonline.org duke vendosur si titull/subjekt “Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI ”, dhe duke i bashkangjitur dokumentet si në vijim:

• Letrën Motivuese;
• CV;
• Referencat që mbulojnë kërkesën për përvojë se paku 2 vjeçare në auditimin e TI-së;
• Diplomën e kualifikimit me të lartë arsimor si dhe certifikatat përkatëse profesionale p.sh. CISA
(të skanuara).
Letër propozimi duhet te përfshijë edhe :
• Planin e përgjithshëm të Auditimit (kohëzgjatja);
• Kërkesën për dokumentacion që të jetë i përgatitur paraprakisht;
• Tarifat;
• Pagesat;
• Informatat tjera

Afati i fundit i pranimit të aplikimeve: 26.03.2021 ora 16:00.