fbpx
info@afkonline.org / +383 48 42 42 42

Ftesë për ofertë: “Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI-së”

By: admin0 comments

Titulli I ofertës: “Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI-së”
Data e hapjes për ofertim:  22.04.2022
Data e mbylljes për ofertim: 29.04.2022

Agjencioni për financim në Kosovë – AFK fton të gjithë Auditorët e Teknologjisë Informative -TI të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për ”Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI-së”

Detyrat dhe përgjegjësit :

  • Vlerëson nëse veprimtaria në AFK zhvillohet në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit në departamentin e TI-së, si dhe nëse politikat dhe procedurat aktuale të IT-se janë te duhura për veprimtarin e IMF;
  • Vlerëson funksionimin e aplikacionit;
  • Vlerëson qeverisjen e TI-së;
  • Vlerëson operacionet e TI-së;
  • Vlerëson Vazhdimësinë e biznesit dhe rimëkëmbja nga katastrofa;
  • Vlerëson Sigurinë e informacionit;
  • Afati i fundit për pranimin e raportit final ( në gjuhën shqipe dhe angleze) me 15.01.2023

Kriteret profesionale :

  • Te jetë i çertifikuar për Auditim te Sistemeve të TI-së ( CISA ose te ngjashme );
  • Te ketë se paku 2 vjet përvojë pune në auditim te proceseve te TI-së;
  • Diploma universitare në fakultetin e shkencave kompjuteri;ke
  • Te ketë njohuri të gjuhës angleze;

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Aplikimi duhet bërë përmes postës elektronike në adresen: info@afkonline.org duke vendosur si titull/subjekt “Angazhim i Auditorit me detyrë specifike për departamentin e TI”, dhe duke i bashkangjitur dokumentet si në vijim:

  • Letrën Motivuese;
  • CV;
  • Referencat që mbulojnë kërkesën për përvojë se paku 2 vjeçare në auditimin e TI-së;
  • Diplomën e kualifikimit me të lartë arsimor si dhe certifikatat përkatëse profesionale p.sh. CISA (të skanuara).

Letër propozimi duhet te përfshijë edhe :

  • Planin e përgjithshëm të Auditimit (kohëzgjatja);
  • Kërkesën për dokumentacion që të jetë i përgatitur paraprakisht;
  • Tarifat;
  • Pagesat;
  • Informatat tjera

Afati i fundit i pranimit të aplikimeve:  29.04.2022 ora 16:00.

Shkarko PDF / Download PDF (ENG)

Related post

Leave A Comment